Kasami vlerëson 2020-tën: Ishte një vit i rëndë, shpresojmë për ditë më të mira

Kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në një intervistë për “Klan Maqedoni”, ka folur për vitin 2020, për të arriturat e Lëvizjes Besa në këtë vit si dhe pjesmarrjen e saj në Qeveri, njofton nmk-post.

Bilall Kasami ka deklaruar se ky vit ka qenë një vit sfidues, duke e ditur edhe përballjen me pandeminë Covid 19 dhe një vit i rëndë, duke shpresuar në ditë më të mira.

Reklame

“Lëvizja Besa në 2020 bëri një hap të rëndësishëm me atë që përherë të pare bëri një koalicion parazgjedhor me një parti maqedone dhe doli fitues i zgjedhjeve si koalicion dhe ne sot kemi një qeveri që vazhdon të punojë për anëtarësim të vendit në BE”, deklaroi Kasami.

Gjithashtu Kasami ka përmendur se pjesmarrja e Besës në qeveri në këtë krizë pandemie ka luajtur një rol të rëndësishëm, ku siç tha Kasami, në dikasterët që ata kanë udhëhequr, kanë dhënë kontributin e tyre.

Kreu i Besës ka folur edhe për vaksinën anti-Covid, ku ka nënvizuar se ajo pritet të arrijë në RMV në ditët e para të vitit të ri, pra diku në mes të janarit të fillojë vaksnimi i populates./Nmk-post/