Kastrati u bën thirje bizneseve që mos ti ngrisin çmimet

Advertisment

Humanisti Halil Kastrati u ka bërë thirrje të gjitha bizneseve që të mos i ngritin çmimet e produkteve.

Duke iu referuar koronavirusit, drejtori i shoqatës bamirëse Jetimat e Ballkanit, ka bërë thirrje që të gjitha bizneset të dëshmojnë edhe një herë se janë solidarë dhe të bashkuar, që ta tejkalohet edhe kjo situatë, ashtu siç janë kaluar shumë të tjera në periudha të ndryshme.

Reklame

Kjo është thirrja e Kastratit:
Të bashkohemi edhe njëherë, ta tejkalojmë edhe këtë sprovë
Si në çdo rrethanë tjetër, edhe në kohën e shfaqjes së koronavirusit, shqiptarët po dëshmojnë shpirtin e madh human.

Këtë gjendje duhet ta marrim me seriozitet, por edhe me durim dhe qetësi.
Me këtë rast u bëj thirrje të gjitha bizneseve që të mos i rrisin çmimet, por të dëshmojnë edhe një herë se jemi solidarë dhe të bashkuar, që ta tejkalojmë edhe këtë sprovë, ashtu siç i kemi kaluar shumë të tjera në periudha të ndryshme.

Zoti na ndihmoftë në tejkalimin e kësaj situate!