Kastrati u dhuron 10 familjeve çelësat e shtëpive, ja në cilin qytet

Advertisment

Shoqata “Jetimat e Ballkanit” në krye me Halil Kastratin kanë dhuruar çelësat e 10 shtëpive për familjet në Komunën e Lipjanit. Ndërsa kryetari i Liojanit, Imri Ahmeti, tha se edhe komuna familjeve në nevojë u ka ndarë mjete.

10 shtëpi për 10 familje në Komunën e Lipanit, u ndanë nga shoqata “Jetimat e Ballkanit” në krye me Halil Kastratin.

Reklame

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, falenderoi shoqatën për humanizmin e treguar ndaj këtyre familjeve. Ahmeti shtoi se Komuna poashtu ka ndarë mjete për familjet në nevojë, njofton RTV Dukagjini.

“Kjo ndihmë për Lipjanin është jashtëzakonisht me rëndësi. Bashkë me këto 10 familje numri i familjeve të strehuara shkon në 53 sosh që janë bërë me kulm mbi kokë. Nuk është pak që bashkë me Halilin kemi zgjidhur problemin e 53 familjeve. Ne kemi participuar si Komunë me nga 5 mije euro për çdo shtëpi të ndërtuar”, deklaroi Imri Ahmeti.

Shpërndarja e qelësave për familjet në nevojë ishtë moment më i lumtur për ta. E ai që po i kthen lumturinë shumë familjeve, Halil Kastrati, ishte i emocionuar për gëzimin që ai dhe ekipi i tij, po u dhurojnë njerëzve në nevojë.

“Falënderoj Zotin që na ka bërë shkaktarë që shumë lot pikëllimi e hidhërimi të kthehen në lot gëzimi”, u shpreh Halil Kastrati në ceremoninë e organizuar për këtë ngjarje.

Mirënjohje iu dhurua edhe Halil Kastratit nga Komuna e Lipjanit, si si shënjë falenderimi për kontributin e dhënë në këtë komunë.