Katari sërish vendi më i sigurt në botë

Advertisment

Sipas Indeksit për gjysmën e parë të vitit 2020 të botuar nga Baza e të dhënave Botërore (Global) (NUMBEO), Katari është akoma në krye të listës së vendeve më të sigurta, mes 133 vendeve të përfshira në vlerësim.

Ministria e Brendshme e Katarit tha përmes llogarisë së saj në Tëitter se, bazuar në nivelin e sigurisë, Katari ishte në vendin e parë me 88.10 pikë nga maksimumi 100 pikë.

Reklame

Agjensia zyrtare e lajmeve të Katarit (QNA) tha që Katari ishte në krye përsa i përket sigurisë si në 2017 ashtu edhe në 2019, duke ruajtur gjithashtu pozicionin e lartë në botën arabe gjatë të njëjtës periudhë, duke reflektuar nivelin e lartë të qëndrueshmërisë së sigurisë dhe një ulje të ndjeshme të shkallës së krimit të vendit. Përkatësisht, Katari është në vendin, me gjithsej 11,90 pikë nga 100 pikë.

Sipas raportit, Venezuela është vendi më pak i sigurt me 15.64 pikë. Që nga viti 2009, NUMBEO ka botuar raportet e tij bazuar në matjen e shkallës në botë.

Indeksi matet sipas ligjeve të vendeve. Ekzistojnë akte që konsiderohen në disa vende dhe nuk konsiderohen në vendet e tjera, gjë që jep një masë të vërtetë të shkallës në vendet, sipas ligjeve që zbatohen në secilin vend.

NIMBEO është një nga bazat e të dhënave më të mëdha dhe më të njohura në internet në botë që merret me vlerësimin e nivelit dhe sigurisë në vendet në mbarë botën duke matur shkallën. /tesheshi.com/