Katër artistë bëhen bashkë për t’i kënduar Shkupit (Video)

Me 13 Gusht mbushen plot 109 vite nga çlirimi i kryeqyetit të Vilajetit të dikurshëm të Kosovës, Shkupit tonë.

Në kujtim të emrave të shquar si Hasan Prishtina, Bajram Curri,Bajram Daklani, Nënë Tereza e shumë të tjerë, por dhe si amanet për ruajtjen e traditës ndër brezat e rinjë vjen projekti i ri “Shkupi Dardan”.

Reklame

Teksti dhe muzika mbajnë autorësi të Avni Qahilit kurse për ta interpetuar janë bërë bashkë Shkodran Tolaj, Besiana Mehmedi, Miranda Hashani e Visar Rexhepi.

Kjo këngë ka tekst me mesazh të fuqishëm kurse muzikë e orkestracion të kohës dhe vjen me një videoproduksion mjaft të veçantë në koncept dhe unitet /Kosovarja/