Kate në Pakistan, vendosi kurorën më të bukur dhe të veçantë! (FOTO)

57

Në kokën e Kate Middleton kemi parë shumë kurora të bukura, një prej tyre edhe ajo Lover Knots, shumë e dashur nga Lady Diana, të cilën dukesha gjen mënyrën për ta kombinuar me lehtësi me bizhuteritë e saj.

Por gjatë turit mbretëror në Pakistan së bashku me princin William, ajo ka vendosur një kurorë të cilën s’do ta mendonim kurrë se do t’ia shihnim në kokë. Nuk hyjnë fare diamantet dhe gurët milionere të trashëguara nga Mbretëreshë Elizabeta, por është kurora më e bukur nga të gjitha: shihni foton dhe do ta kuptoni.

Ashtu si Harry dhe Meghan në Afrikë, edhe Kate e William në Pakistan kanë ndjekur gjurmët e Lady Diana dhe kanë shkuar të takojnë fëmijët në spitalin onkologjik të Lahore, i njëjti që princeshë Diana ka vizituar në vitin 1996. Në foto me çiftin mbretëror është Wafia, një vajzë afgane e shtruar në qendrën pediatrike e cila ka bërë një pritje çaji prej princeshash të vërteta, madje edhe me kurora. Edhe Princi William duket shumë i emocionuar në foto ndërsa bën sikur i fryn çajit.

Fotot e Lady Diana në të njëjtin spital kanë bërë xhiron e botës dhe kjo e ka bërë edhe më të veçantë vizitën e Kate dhe William në të njëjtin spital./Living