Katër anëtarë jetojnë me 5 mijë denarë, i zoti i shtëpisë kërkon ndihmë (VIDEO)

Advertisment
HTML Image as link

Ky është Hasan Xhemaili nga Shkupi. Ai jeton me dy djemtë dhe gruan e tij. Kur shkuam për ta vizituar, ishte vetëm. Tha se gruaja kishte shkuar për kontrolle, me që ka probleme me zemrën.

Sikur të mos mjaftonin sëmundjet, kjo familje po vuan edhe nga varfëria.

Reklame

Hasani thotë se kur mundet punon, por edhe ai nuk është mirë me shëndet.

“Për atë unë po mundohem me aq sa mundem, kur ka ndonjë punë private punoj. Po luftoj deri në sekondën e fundit. Edhe unë nuk jam i shëndetshëm. Të kisha qenë mire me shëndet do të kisha shkuar në Entin për punësim të më gjejnë punë. E si të jetojë një familje 4 anëtarësh me 50 euro?”, u shpreh ai.

Dëshira e tij është të kenë shëndet dhe të ta rinovojë shtëpinë.

“Edhe unë vetë nuk e di se si tu ndihmojë fëmijëve të mi. Nuk e di çfarë të tregoj, nuk kamë ndonjë dëshirë të madhe të jetojmë dhe sa të mundem ta rinovojë shtëpinë“, thotë Xhemaili.

Aliu është shoku i Hasanit me të cilin njihen prej kohësh. Ai është berber dhe tregon se me aq sa mundet po e ndihmon shokun e tij.

“Shoku më vjen thuajse çdo ditë në dyqanin tim, kërkon nga unë ndihmë, ushqim. Aq sa mundem unë e ndihmoj, unë si floktarë aq sa mundi e ndihmoj”, shtoi më tej ai.

Të ardhura mujore kanë vetëm 5 mijë denarë të ndihmës sociale. Hasani thotë se janë shumë pak për të mbijetuar pasi po duhet të blej edhe ilaçe për gruan e tij.

Ali Fevzi 070 330 566