Katër mijë euro shpërblim kush infektohet vullnetarisht me koronavirus

Advertisment

Në vende të ndryshme botërore po zhvillohet garë e ashpër për zbulimin e vaksinës kundër Koronavirusit.

Një laborator në Londër ofron 4 000 euro për çdo vullnetar që pranon të infektohet me virusin Korona dhe t’i nënshtrohet pastaj testimeve në funksion të gjetjes së vaksinës.

Reklame

Personat që do të pranojnë këtë ofertë, duhet të marin 2 javë pushim nga puna.
Ata do të jenë në izolim të plotë dhe do t’u ndalohet çdo kontakt me botën e jashtme. do të infektohen me version më të “butë” të virusit COVID 19.

Për këtë qëllim kërkohen 24 persona, kurse laboratori ende është duke pritur leje nga autoritetet shëndetësore për të zbatuar këtë eksperiment.