Katër persona të vdekur, 126 raste të reja

Advertisment

Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit 126 persona janë infektuar me virusin korona, 4 pacientë kanë ndërruar jetë dhe 48 janë shëruar. Me këtë, numri i përgjithshëm i të vdekurve ka arritur në 302, të infektuarve në 6334, të shëruarve 2475, ndërkaq për momentin në vend kemi 3557 raste aktive.

“Kanë ndërruar jetë 4 persona: nga Shkupi, nga Tetova, nga Prilepi dhe një nga Gostivari.
Nga Shkupi ka ndërruar jetë një paciente në moshë 56 vjeçare, nga Tetova ka ndërruar jetë një pacient në moshë 56 vjeçare, nga Gostivari ka ndërruar jetë një paciente 71 vjeçare, nga Prilepi ka ndërruar jetë një pacient 83 vjeçar.” informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Reklame

Personat e infektuar në 24 orët e fundit:

Shkup – 66; Tetovë – 19; Shtip – 15; Kumanovë – 6; Kavadar – 4; Resnjë – 3
Prilep – 3; Strugë – 2; Gostivar – 2; Probishtip – 2; Veles – 2; Manastir – 1; Sveti Nikollë – 1.

Personat e shëruar në 24 orët e fundit janë nga:

Shkupi – 43; Resnjë – 3; Shtipi – 1; Manastir – 1
Në 24 orët e fundit janë testuar 1140 persona, ndërkaq numri i përgjithshëm i testeve që nga fillimi i epidemisë është 60.773 teste