Katër shtetas të Kosovës, sul mohen fizikisht në një lokal në Sedllarcë të Tetovës

Në orët e hershme të ditës së djeshme në një lokal në fshatin Sedllarcë e Epërme të Komunës së Tetovës, janë su lmuar fizikisht katër shtetas të Kosovës.

Sipas denoncimit në polici, thuhet se su lmuesit kanë përdorur mjete të forta si dhe kanë pasur armë zjarri.

Reklame

“Dje (28-nëntor) në ora 05:20, personat K.T. (38), J.B. (49), A.D. (28) dhe R.Sh (29) të gjithë nga Republika e Kosovës në SPB Tetovë kanë raportuar se rreth orës 04:00 në një objekt hotelerie në Sedlarcë të Epërme të Tetovës, ku kanë qenë duke qëndruar, janë su lmuar fizikisht nga disa persona, përfshirë edhe pronarin e objektit.

Sipas denoncimit thuhet se su lmuesit kanë përdorur edhe mjete metalike dhe dy prej tyre dyshohet se kanë pasur ar më zjarri.

Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.