Katër viiktima dhe 135 raste të reja në Maqedoni, shërohen 142 pacientë

Advertisment

Gjatë 24 orëve të fundit, nga 1259 teste të realizuara, 135 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Sipas qyteteve, në SHkup janë regjistruar 76 raste të reja, 6 në Kumanovë, Dibër 2, Shtip 6, Tetovë-13, Strugë 7, Manastir 3, Gostivar 10, Shln Nikollë 2, Kërçovë 3, si dhe nga një rast të ri kanë Prilepi, Ohri, Kavadari, Gjevgjelia, Makedonski Brodi, Kratova, dhe Resnja.

Fatkeqësisht gjatë 24 orëve të fundit katër pacientë kanë humbur betejën me Covid-19. V iktimat janë nga Shkupi, Tetova, Ohri dhe Kërçova.

Reklame

Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 142 pacientë të shëruar. Tetë pacientë nga Tetova dhe 2 nga Velesi.

Sipas statistikave të fundit në vendin tonë nga fillimi i pandemisë janë diagnostifikuar 8332 persona me koronavirus, prej të cilëve 4468 janë shëruar, kurse fatkeqësisht betejën me koronavirusin e ri e kanë humbur 389 pacientë. Për momentin në vendin tonë ka 3475 raste aktive me Covid-19.