Katër vik tima dhe 48 raste të reja me COVID19

Advertisment

Ministria e Shëndetësis njofton se në 24 orët e fundit janë bërë 387 testime, kurse janë regjistruar 48 raste të reja me COVID-19.

Në Shkup  20, Koçan 9, Strumicë 4, Kumanovë 3, Prilep 3, Vinicë 2, Sveti Nikollë 2, dhe nga 1 rast në Dibër, Tetovë, Probishtip, Pehçevë dhe Dellçevë.

Reklame

ISHP-ja njofton se janë shëruar 61 pacientë.

Në kushte spitalore kanë ndërruar jetë 4 persona. Bëhet fjalë për dy pacientë nga Shkupi të moshës 62 dhe 73 vjecare, një 69 vjecar nga Kumanova dhe një 72 vjecar nga Tetova.

Numri I përgjithshëm I të diagnostifikuarve në vendin tonë shkon në 17.674, numri I të shëruarve është 14.642, i vi ktimave – 729, kurse për momentin shënohen 2303 raste aktive. Në nivel vendi janë bërë 185.708 testime.

Në covid-spitalet e vendit trajtohen 353 pacientë, prej të cilëve 33 janë me oksigjeno-terapi kurse 6 të kycur në respiratorë