Katica Janeva do të mbetet në arrest shtëpiak, më 20 janar seanca e radhës

72
Advertisment

Katica Janevës, ish prokurores speciale publike dhe e dyshuara në rastin “Reket” i refuzohet kërkesa që të mbrohet në liri, transmetonPortalb.mk.

Me këtë vendim të Apelit, Janeva do të mbetet akoma në arrest shtëpiak. Ajo prej 19 nëntorit të vitit të kaluar gjendet në arrest shtëpiak, ndërsa nga 21 gushti ishte në burgun e Shutkës.

Prokurorja Lile Stefanova do të jetë dëshmitarja e radhës në seancën e 20 janarit për rastin Reket.

Dëshmitarja e fundit në këtë rast ishte prokurorja tjetër, Elizabeta Josifovska, e cila ishte zëvendëse e të dyshuarës Janeva.

Për çështjen “Perandoria”, derisa Orce Kamçev ishte në paraburgim në nëntor 2018, Josifovska u përgjigj se Janeva i tha një kolegu të kolegut të saj Lile Stefanova se i refuzon kërkesat e të pandehurve në “Perandoria”, Janeva i kishte thënë para të gjithëve:

“Riformulo përgjigjen ndaj ankesave, jepu masa më të buta.”

Josifovska tha se që në një përbërje më të ngushtë të kolegjit të PSP-së, Janeva kishte kërkuar nga prokurorët Stefanova, e cila e ka udhëhequr hetimin për “Perandoria”, dhe nga Burim Rustemi, i cili ka qenë përgjegjës për “Bankën Postare”, të përgatitin përllogaritje të shumës së mjeteve si kompensim për shtetin dhe me marrëveshje për pranim të fajit të lirohen, duke paguar gjobë. Janeva kishte thënë: “që njerëzit të mos shkojnë në burg.”

Pastaj Josifovska tregoi se si Janeva e kishte udhëzuar që në vend të saj të nënshkruajë një akt të gatshëm, me të cilin do të jepte mendim që Orce Kamçevit t’i jepet pasaportë e re, e përkohshme, për një periudhë prej tetë muajsh.