KE: Në rast të valës së dytë të Covid-19, nuk do të mbyllen kufijtë

Advertisment

Komisionari Evropian për Tregun e Brendshëm, Thierry Breton tha sot se vendet evropiane kanë fituar përvojë të mjaftueshme në luftën kundër koronavirusit të ri dhe prandaj në rast të një valë të dytë të pandemisë, lufta për ballafaqim me sëmundjen Covid-19 do të zhvillohet më tepër në nivel lokal.

“Me përvojën e fituar, në vend që të mbyllim shtetet komplet, do të mund t’i sigurojmë rajonet një nga një, secilën zonë një nga një. Në këtë mënyrë, goditjet ekonomike do të jenë dukshëm më të vogla”, tha Breton.

Reklame

Ai shtoi se Evropa ende nuk ka dalë nga izolimi dhe se lufta me pandeminë po vazhdon dhe bëri thirrje që të gjithë të jemi të kujdesshëm./Alsat