Kelmendi i drejtohet Kurtit, pranoje ekzistencën e Zotit

Advertisment

Kryetari i partisë Fjala, ia ka kushtuar një shkrim të gjatë kandidatit për kryeministër, Albin Kurtit.

Ai përmes Facebook ndër të tjera, i ka kërkuar Kurtit ta pranojë ekzistencën e Zotit pasiqë sipas tij, Kurti nuk e beson atë, transmeton Gazeta Insajderi.

Reklame

“Kërkesa ime për juve i nderuar kryetar i VVsë dhe kandidat potencial për kryeministër Albin Kurti: Pranoje egzistencën e ZOTIT. Mos e moho egzistencën e ZOTIT. Edhe pse në paraqitjet e juaja publike mundohesh me diplomaci të iu përgjigjesh pyetjeve se a beson në ZOT Por edhe unë, edhe shumë të tjerë e dijmë që ti nuk e beson ZOTIN”, ka shkruar Kelmendi.

Ai ka potencuar se Kosova është një shtet me mbi 99 për qind besimtarë të ndryshëm, dhe një kryeministër që nuk e beson ekzistencën e ZOTIT, i lëndon ndjenjat e qytetarëve të Kosovës.