Kelmendi: Pas VVsë do të vijm ne në pushtet

Advertisment

Ish deputeti Gëzim Kelmendi, ka deklaruar se pas Lëvizja Vetëvendosje, në pushtet do të vie partia e tij, Fjala.

Ai këto deklarime i ka bërë në profilin e tij në Facebook, ndërsa ka thënë se shqiptarët e kanë njëfarë rendi, drejtuar kryetarit të PDKsë, Kadri Veselit, shkruan Insajderi.

Reklame

“Kryetari i PDKsë Kadri Veseli ka paralajmëruar se pas këtyre zhvillimeve politike, shumë shpejtë PDKja do të rikthehet në krye të pushtetit.

I nderuar Kryetar i PDKsë Kadri Veseli, ne shqiptarët e kemi njëfar rendi. Ju keni qenë ma shumë se 1 dekadë në pushtet. Tash prit pak ta shohim çka po bën VVja. E mandej rradhën e kemi ne të FJALËS”, ka shkruar Kelmendi.

Ai dhe partia e tij në zgjedhjet e 6 tetorit nuk ka arritur ta kalojë pragun zgjedhor duke mbetur jashtë dyerve të kuvendit.