Kelmendi tallet me Kurtin: Albini e paska qëllim të bëhet shkrimtar e jo Kryeministër

Advertisment

Gazetari dhe publicisti Adriatik Kelmendi ka ironizuar me letrat e gjata të Albin Kurtit duke thënë se lideri i VV’së paska dashur të bëhet shkrimtar e jo Kryeministër.
Përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Facebook Kelemendi ka thënë se duke shkruar kaq shumë herë për Thaçin e herë për Mustafën Kurti mund ta botojë një roman.

“Ne duke pritë që Albini dëshiron të bëhet kryeministër ky e paska pasur qëllimin të bëhet shkrimtar. Duke i shkruar çdo dy-tri ditë nga një kapitull herë për Thaçin e herë për Mustafën shpejtë e boton një roman” ka shkruar ai. Kujtojmë se sot VV e ka refuzuar ofertën e LDK’së për koalicion duke e quajtur këtë të fundit parti monarkike.
Oferta e LDK’së ka qenë që numri i ministrive të mos rritet dhe ato të ndahen 5 me 5 si dhe të marrë postin e Kryeparlamentarit deri në zgjedhjen e Presidentit.