Këngëtari Genc Prevlukaj thirrje diasporës shqiptare: Sa më shumë regjistroheni aq më të fuqishëm bëheni

Këngëtari Genc Prevlukaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook, i ka bërë thirrje diasporës shqiptare të RMV-së për regjistrim masiv, transmeton TS.

Ja postimi i plotë i këngëtarit:

Regjistrimi i popullsisë është procesi më i rëndësishëm politik për bashkësinë tonë etnike që jeton në shtetin e tretë më të madh në Ballkan sa i përket shqiptarëve autoktonë.
Pjesmarrja masive në regjistrim, jo vetëm që mbron interesat politike, ekonomike, kulturore dhe shoqërore tuaja përbrenda Maqedonisë së Veriut, por fuqizon rrënjësisht pozitën e shqiptarëve si komb brenda gjithë rajonit, në secilin rrafsh të mundshëm.

Secila votë e juaja ka rëndësi. Sa më shumë të regjistroheni aq më shumë fuqi do të kenë shqiptarët brenda shtetit tuaj. Etnia jonë atje, që nga Kumanova deri në Manastir, në më shumë se njëqind vite është shtypur e nëpërkëmbur. Regjistrimi masiv i shqiptarëve është një ndër armët më fisnike që mund ti ngrihni kundër.
Ne shqiptarët tjerë i kemi drejtuar syte nga ju.