Këngëtari shqiptar përfaqëson Zvicrën në Eurovizion (video)

Advertisment

Tashmë është edhe zyrtare. Gjon Muharremi do të përfaqësojë Zvicrën në festivalin e muzikës evropiane, Eurovizion 2020, shkruan albinfo.ch.

Lajmi është zyrtarizuar nga faqja e Eurovizionit në rrjetet sociale. Këtë vit ky festival do të mbahet në Holandë.

Reklame

Kënga titullohet Repondez moi (Përgjigjmu mua) dhe interpretuesi është Gjon’s Tears.


Vlen të theksohet se Gjon’s Tears është emri skenik i Gjon Muharremit. Ai gjithashtu interpreton në një grup me të njëjtin emër. Gjon është i lindur në Zvicër me një baba kosovar dhe nënë shqiptare.

Ai njihet tek shqiptarët, sidomos për paraqitjen e tij në Albania’s Got Talent në vitin 2010 dhe së fundmi ai bëri emër në Francë vitin e kaluar duke u shfaqur në The Voice.

Ndërsa Shqipërinë në Eurovision, këtë vit do ta përfaqësojë Arilena Ara me këngën Shaj, të cilën do ta interpretojë në gjuhën angleze.