Këngëtarja shqiptare akuzohet për mashtrim për arsyen më të çuditshme

Advertisment

Mesa duket, pas kaq vitesh, njerëzit më në fund kanë kuptuar se Rita Ora ka dy prindër shqiptarë, jo me ngjyrë dhe tani ajo po akuzohet për “blackfishing”.

“Blackfishing” është një term që përdoret kur njerëzit përdorin modele flokësh dhe makeup të caktuar për të krijuar disa tipare të ngjashme me ato të një personi me ngjyrë.

Reklame

Pas një postimi në Tëitter, ku shfaqeshin prindërit e saj, disa përdorues mbetën të habitur, pasi mendon se Rita ishte një këngëtare me ngjyrë, që vinte nga dy prindër me ngjyrë ose të paktën miks, por nuk është kështu shkruan anabel.

Përdoruesit nisën ta akuzonin 29-vjeçaren, pasi ka përdorur me vite një stil veshjeje dhe modele flokësh të njerëzve me ngjyrë.

“Të zbulosh se Rita Ora nuk është aspak me ngjyrë dhe të dy prindërit e saj janë shqiptarë dhe të bardhë është kaq e çuditshme.”

Postimi numëron rreth 100.000 pëlqime dhe mbi 20.000 ripostime.

“Kjo vajzë nuk është me ngjyrë në asnjë detaj, më duket paksa e frikshme”, shkruan një përdorues tjetër, duke shtuar se gratë e bardha “me të vërtetë mund të rrëshqasin lehtë në një rracë tjetër.”

Në vitin 2016, Wendy Williams i tha këngëtares:

“Unë mendova se ishe gjysmë-e bardhë dhe gjysmë me ngjyrë ose diçka e tillë.”

Ajo iu përgjigj:

“Të gjithë e mendojnë zakonisht. Edhe mund të isha, por jo, jam shqiptare.”

Pavarësisht origjinës së saj, Ora ka përdorur shpesh flokët me bishtaleca, gërsheta apo modele të tjera afrikane. Kur këtë e kanë bërë të famshëm të tjerë si Kylie Jenner, Kim Kardashian West, Jeffree Star, Bhad Bhabie dhe Lucy Hale, ato janë kritikuar për stilin e tyre dhe janë akuzuar për “përvetësim kulturor”.

Duke marrë parasysh këtë stil të këngëtares, shumë njerëz deri në ditët e sotme, e mendonin si një këngëtare me ngjyrë ose të përzier.

Sidoqoftë, tani që njerëzit morën vesh të vërtetën, po e akuzojnë atë për kultivimin e qëllimshëm të supozimit, pra fenomeni i njohur në internet si “blackfishing”.

Shkrimtarja britanike, Camila Blackett, tha se Ora, absolutisht “po e shiste veten si një njeri me ngjyrë në Mbretërinë e Bashkuar, për vite me radhë”.

Të tjerët akuzuan shtëpinë diskografike ku ajo nisi karrierën, Jay-Z’s Roc Nation, për marketingun e saj të paqartë dhe gjithnjë në përpjekje për ta bërë Ritën të duket një “Rihanna 2.0”.

Përdorues të tjerë e mbrojtën këngëtaren, duke argumentuar se ajo është natyrshëm “etnike” ose “e paqartë në lidhje me racën” dhe se faji i saj i vetëm është mbajtja e një modeli të caktuar flokësh.