Keni bërë plane? Ja si do jetë moti nesër në Maqedoni

Advertisment

Moti nesër do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare. Gjatë pasdites në pjesët veriperëndimore dhe perëndimore të vendit pritet të ketë mot jostabil me reshje të shiut dhe erë të përforcuar.

Temperatura minimale pritet të jetë prej 12 deri 20 gradë celsius, ndërsa temperatura maksimale prej 28 deri 35 gradë celsius.

Reklame

Në Shkup moti pritet të jetë i njëjtë ndërsa temperatura ditore pritet të arrijë 33 gradë celsius.

Nga dita e hënë moti pritet të jetë me diell dhe me temperatura më të larta. Në gjithë vendin pritet të jenë mbi 30 gradë celsius./Telegrafi/