Keni humbur nuhatjen nga COVID-19? Si ta riktheni atë me metoda natyrale

Lidhja midis Covid dhe shqetësimit të nuhatjes dhe shijes u bë e dukshme në mars të 2020 ndërsa pandemia përfshiu globin.

Humbja e nuhatjes ka marrë pak vëmendje në fushën e mjekësisë dhe kështu ka pasur mungesë të provave klinike për trajtimet. Një projekt nga “Fifth sense” një organizatë që merret me çrregullimet në nuhatje dhe shije janë duke bërë studime të ndryshme për këtë cështje, por do të duhet pak kohë para se të publikohen gjetjet e para të hulumtimit.

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

Sidoqoftë, një grup ndërkombëtar ekspertësh, përfshirë edhe ekspertët e organizatës, rishikuan provat ekzistuese dhe diskutuan rekomandimet për trajtimin e shqetësimeve të nuhatjes të shkaktuara nga viruse, të tilla si SARS-CoV-2. Ato diskutuan dhe për përvojat që kishin hasur gjatë gjithë punës së tyre.

“Shikuam përvojën tonë kolektive të trajtimit të pacientëve me këto kushte dhe kohët e fundit botuam një deklaratë konsensusi për trajtimin e mosfunksionimit të nuhatjes post-infektive”, thotë Simon Gane, një nga ekspertët.

Ai thotë që trajtimi më i mirë është trajnimi i nuhatjes dhe se pikat e vitaminës A mund të jenë gjithashtu një mundësi trajtimi për t’u marrë parasysh.

Ato gjithashtu dolën në përfundimin se steroidet ndoshta nuk kanë ndonjë rol në trajtim, por mund të ndihmojnë për të përjashtuar probleme të tjera, të tilla si riniti, që bllokojnë hundën.

Çfarë është trajnimi i nuhatjes?
Trajnimi i nuhatjes është një terapi që është përdorur për disa kohë nga ekspertët e çrregullimeve të nuhatjes (olfaktologët). Ka përfitimin që nuk ka efekte të dëmshme për ata që e përdorin atë dhe është gjithashtu diçka që nuk ka nevojë për recetë dhe mund të bëhet lehtësisht në shtëpi.

Disa studime të kryera gjatë dekadës së fundit tregojnë se ekspozimi i përsëritur afatshkurtër ndaj erërave mund të ndihmojë njerëzit që kanë humbur nuhatjen e tyre. Në veçanti, ata që kanë humbur nuhatjen e tyre si rezultat i viruseve, siç është ftohja e zakonshme, duket se përfitojnë më shumë nga kjo.

Formati tradicional për trajnimin e nuhatjes ka qenë përdorimi i katër aromave të karafilit, trëndafilit, limonit dhe eukaliptit. Sidoqoftë, ka sende të ndryshme nga shtëpia që ofrojnë një sërë erërash kështu që njerëzit mund të zgjedhin erëra për të cilat e dinë se janë të këndshme ose me të cilat kanë lidhje.

Lëkurë limoni dhe portokalli, karafil, nenexhik, eukalipt, kafe e bluar, kokos dhe vanilje janë të gjitha gjërat e zakonshme që mund të përdoren.

Trajnimi i nuhatjes stimulon qarkullimin e qelizave nervore të specializuara, duke ndihmuar në rivendosjen e funksionit të nuhatjes.
“Gjithashtu, katër aromat e përdorura për trajnim duhet të ndryshohen çdo 12 javë”, thotë Gane.

Rezultatet e kësaj qasje të re tregojnë se mund të arrihet rikuperimi më i madh i funksionit të nuhatjes dhe sa më gjatë të vazhdojë trajnimi, aq më mirë percjell Si.

Në fund, cdo njeri që përjeton humbje për një kohë të gjatë të nuhatjes dhe shijes mund të ketë nevojë të kërkojë këshilla të mëtejshme mjekësore nga mjeku i tij ose në një klinikë të specializuar, veçanërisht nëse po përjeton shtrembërime të nuhatjes, njohur si parosmia. Sidoqoftë, trajnimi për nuhatjen është një pikënisje e thjeshtë për t’ju kthyer normalitetit.