Keni kujdes: Edhe një 22 vjeçar nga Shkupi humbi jetën nga Koronavirusi

Advertisment

Kufiri i moshës së viktimave të Koronavirusit në Maqedoninë e Veriut sa vjen e ulet. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 6 viktima të reja nga Covid-19, e në mesin e tyre është edhe një 22 vjeçar nga Shkupi.

Kanë ndërruar jetë 6 persona, prej të cilëve tre nga Shkupi (22, 64 dhe 83 vjeç), një nga Kumanova (72), një nga Struga (48) dhe një nga Ohri (75). Pesë pacientë kanë ndërruar jetë në spital, kurse një jashtë spitalit”, njoftoi Ministria e Shëndetësisë, raporton Gazeta Lajm.

Reklame

Vazhdon trendi pozitiv sa i përket numrit të pacientëve të infektuar. Nga 1.543 persona të testuar, pozitiv kanë rezultuar 113, që procentualisht i vjen rreth 7.3 për qind.

Prej tyre 35 raste janë shënuar në Shkup, 12 në Kumanovë, 23 në Shtip, 1 në Prilep, 5 në Tetovë, 1 në Strugë, 7 në Manastir, 6 në Ohër, 15 në Gostivar, 2 në Koçan, 1 në Probishtip, 2 në Demir Hisar dhe nga një në Makedonski Brod, Vallandovë dhe Vinicë.

Është shënuar numër i madh edhe I personave të shëruar, gjithsej 259, prej të cilëve 103 në Shkup, 13 Kumanovë, 1 Dibër, 75 Shtip, 31 Tetovë, 2 Manastir, 2 kavadar, 19 Gostivar, 2 Koçanë, 2 Probishtip, 1 Demir Hisar, 2 Kratovë, 4 Sveti Nikollë, 2 Resnjë.