Keni vendosur që nga Gjermania të shkoni për pushime në vendlindje, ja cilat janë kushtet dhe rregullat? (VIDEO)

Advertisment

Gjermania ka rregullat e qarta për ata që udhëtojnë nga vendet e Ballkanit Perëndimor, si Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Bosnjë – Hercegovina dhe Serbia.

Të gjithë ata mërgimtarë që vendosin të vijnë për pushime në vendlindje, duhet të kenë të qartë se pas kthimit duhet të futen në karantinë 14 ditëshe. Rregullat janë të forta dhe për çdo shkelje do të përballen me gjoba të larta, përcjell INA.

Reklame

Por, nëse keni një test negativ dhe e bëni gjatë kthimit në një vend të BE-së (si shembull për mërgimtarë tanë Kroacia, Sllovenia apo ndonjë vend tjetër) atëherë nuk hyni në karantin. Testi duhet të jetë i vlefshëm për 48 orë nga koha që e kenë bërë.

Gazetari i njohur në Gjermani, Bahri Cani përmes kanalit të tij youtube shpjegon të gjitha detajet për të gjithë ata që interesohen për të udhëtuar.

Sipas tij, nga mesi i korrikut BE sjellë vendime dhe rekomandime tjera se a do të hapen kufijt dhe kushtet e tjera për ata që udhëtojnë në vendet e treta, siç janë edhe Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Bosnjë – Hercegovina.

“Shikuar nga të dhënat e fundit gjendja nuk është mirë, sepse njerëzit në rajon si Kosovë, Shqipëri e vendet e tjera sikur janë relaksuar dhe nuk po u përmbahen aq shumë rekomandimeve të institucioneve shëndetësore dhe qeveritare. Megjithatë shpresojmë që pas dyjavësh më 15 korrik të hapen kufijt me Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë e Serbinë. Por të them të drejtën pushimet e këtij viti nuk do të jenë të zakonshme.”, ka nënvizuar redaktori i DW-së, Bahri Cani në kanalin e tij në youtube. (INA)