Kër cënimet e Iranit, Shqipëria vendi më i rrezikuar pasi ka strehuar tre mijë muxhahedin

Advertisment

Ish ministri i jashtëm, Besnik Mustafaj, ndërsa foli për konfliktin Iran SHBA dhe kërcënimin e Iranit, tha se kjo nuk e prek Shqipërinë, pasi deklarata ishte hakmarrje ndaj vendeve aleate të SHBA në Rajonin e Lindjes së Mesme dhe jo vendeve europiane.

I ftuar në rubrikën “Opinion”, në “News24”, Mustafaj tha se megjithatë Shqipëria është vendi më i ekspozuar ndaj këtij rreziku sa i përket Ballkanit pasi ka marrë përsipër të strehojë 3 mijë muxhahedinë, ndërsa vitin e kaluar i dëboi një ambasador i cili ishte një figurë e lartë në shërbimin informativ të Iranit.

Reklame

Përgjigjen e Iranit ndaj bazave amerikane në Irak, Besnik Mustafaj i cilësoi si një kundërërgjigje sa për ‘sy e faqe’ dhe jo një kundërpërgjigje serioze.

“Situata është shumë serioze pavarësisht vizionit të liderit fetar Khomenei, që është vetëm një iluzion sepse nuk është përmend një emër konkret. Shqipëria nuk është pjesë e këtij cikloni por Shqipëria si pjesë e NATO apo organizatave të tjera duhet të jetë shumë e shqetësuar dhe e kujdesshme.