Kërcënohet gazetari Hoxha, e dimë ku jeton ti dhe fëmijët e tu

1

“Tani,ke kaq muj qe hedh balt padrrejtesisht mbi familjen ton.tani po na fajson per lidhjeme politikan.per te miren tate ban mir qe sot perball kryeministrrit mos e permenesh ne asnje moment emrin e familjes ton.e dim ku jeton ti femijet familjaret e tu.ka ardhur koha tmash pergjegjsi” (Mesazhi i pa redaktuar)

Ka qenë ky mesazhi i parë që ka mbërritur në telefonin e gazetarit Artan Hoxha këtë të enjte, teksa në emisionin Opinion ishte i ftuar të përballej me kryeministrin Edi Rama për çështjet e aktualitetit. Kërcënuesi madje i ka dërguar gazetarit edhe dy foto nga jeta e tij e përditshme, ndërsa shkruan se e di se ku jeton ai dhe familja e tij.

“Dëgjoni me vëmendje, ju si televizion bastard me në krye kryebastardin Tan Hoxha, ka ardhur koha të mbani përgjegjësitë për baltën që hidhni ndaj familjes sonë. Nuk është familja jonë si na prezantoni ju me Tan kur*ën. Keni një javë për një foto na ngatërroni me politikën. Të jeni të sigurt ne s’do falim asnjë që na su lmon padrejtësisht.

Nëse e doni e kthejmë në personale”, ishte mesazhi i dytë kërcënues për gazetarin, ndërsa rastin Artan Hoxha e denoncoi live gjatë emisionit Opinion përballë shefit të qeverisë.

 

Hoxha rrëfeu se mesazhet i kishin ardhur nga një numër nga Anglia.
Artan Hoxha: Sot para se të vija në emision më kanë ardhur disa mesazhe. Denoncimin e kam bërë në polici, normale që e kam bërë. Çfarë kërkohej! Më kishin fotografuar kur kam dalë nga shtëpia, ku kam lëvizur gjatë ditës, se unë besoj në këtë vend. M’i kanë sjellë me mesazhe nga Anglia këto. Ky është kr imi i organizuar.

Nuk janë më ata. Me ata kam mbaruar punë unë. Kr imi i organizuar është ky që fsheh pafund para, që ndikon dhe e ka buxhetin më të madh se Ministria juaj e Brendshme, që ka zhdukur në Vlorë 16 persona dhe nuk gjejmë dot ku fomat. Me këto që dëgjoj tek ty, jam tek ty kokë e këmbë, por me ato që shoh, çfarë të bëj. Kjo është jeta që dëgjoj, nuk është ajo që dëgjoj/ Opinion.al