Kërcënonte në Facebook, policia nge padi penale për 45 vjeçarin nga Tetova

63
#

Sektori për punë të brendshme Tetovë, ka dorëzuar padi penale kundër 45-vjeçarit T.B. nga Tetova, për shkak të bazave të dyshimit se ka kryer vepër penale ,, rrezikim i sigurisë në sistemin informatikor,,.

Më datë 26.08.2019, në ora 10.00 në Stacionin policorë Tetovë, tre persona nga Tetova kanë denoncuar se nga profili në rrejtin social ,,Facebook,, të personit T.B.janë publikuar mesazhe me përmbajtje kërcënuese, për shkak se janë ndërmarë veprime gjatë detyrës lidhur me veturën e keqparkuar të personit T.B.