Kërkesat e BESËS pjesë e ligjeve, jo në Kushtetutë

39

Zhbllokohet procesi për miratimin e ndryshimeve kushtetuese. Sot pasdite është arritur marrëveshja e shumëpritur midis Bilall Kasamit dhe kryeministrit Zoran Zaev, ndërsa dy deputetët e Lëvizjes BESA do të votojnë “për” në seancën parlamentare për amendamentet e Marrëveshjes së Prespës.

Kërkesat e BESËS, siç merr vesh gazeta KOHA, do të jenë pjesë e ligjeve, por jo edhe pjesë e Kushtetutës. Tashmë seanca parlamentare për ndryshimet kushtetuese është caktuar për në ora 17, me çrast pritet edhe zyrtarisht të ndërrohet emri i shtetit. (koha.mk)