Kërkohen cisterna me ujë në Tetovë në lagjet të cilat tre ditë me radhë janë pa ujë

Advertisment

Lagjja Blloku 70 është njëra ndër lagjet më të goditura në Tetovë ku disa ndërtesa të caktuara tre ditë me radhë qytetarët aspak nuk kanë ujë për shkak të defekteve të mëdha në rrjet dhe ndërprerje në furnizimin me ujë për shkak të riparimit të tubacioneve.

“Nuk mund të funksionohet normal pa ujë, disa banesa që janë në katet e larta të ndërtesave për shkak të mospasjes së hidroforit dhe cisternës kanë mbetur tre ditë pa ujë. Nevojitet të sillen cisterna me ujë nga NPK Tetovë që të furnizohen njerëzit me ujë”, thonë banorët e Bllokut 70.

Reklame

Nga ora 8 në mëngjesin e sotëm vazhduan me aktivitetet për mënjanimin e defektit në tubacionin e ujësjellësit F300 në parkun te Xhamia e Larme me qëllim të normalizimit të plotë në furnizimin me ujë pas serisë së problemeve në rrjetin këto tre ditë për shkak që pothuajse i gjithë qyteti mbetën pa ujë për pije. Pas disa orëve të gërmimit në vend është gjetur vendi ku ka plasur tubacioni dhe ka filluar procedura për ndryshim me të re.

“Kemi ardhur deri te defekti, duhet të ndryshohet tubacioni në një gjatësi prej tre metrave me tubacion prej një materiali tjetër. Me evitimin e defektit dje në tubacionin F300 në rrugën “Cvetan Dimov” normalizohet furnizimi me ujë në qytet. Vlerësimet janë se në 85 për qind është normalizuar furnizimi me ujë në qytet. Ende nuk ka ujë në 15 për qind të qytetit, këto janë lagjet Bllok 70 dhe objektet në rrugën “Braqa Milladinovi” dhe “Gjorçe Petrv. Riparimi i defektit do të vazhdojë gjatë ditës së punës”, deklaroi Lulzim Shaqiri udhëheqës i laboratorit teknik të ujit pranë “Ujësjellësit dhe Kanalizimti”.

Tetova që tre ditë me radhë po përballet me ndërprerje në furnizimin me ujë pasi dy defekte janë paraqitur në F300 të tubacionit të ujësjellësit që janë kategoria e dytë sipas madhësisë të rëndësishme për rrjedhjen e sasive të mëdha të ujit. Të mërkurën dhe të enjten rreth 90 për qind e qytetit u përball me ndërprerje të furnizimit me ujë. as/ar/