Kërkohen hotele me mbi 50 shtretër, për formim të karantinës shtetërore

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka lëshuar një thirrje publike për shprehje të interesit për të gjithë hotelet në vend që kanë më shumë se 50 shtretër dhe janë të interesuar vullnetarisht t’i lëshojnë kapacitetet e tyre heqin për formimin e karantinës shtetërore për popullatën, me qëllim të përballjes me koronavirus.

Kompensimi maksimal që shteti mund të sigurojë për objektet hotelierike është deri në 10 euro (kundërvlerë e denarit) për një shtrat, në ditë.

Hotelet që do t’i vënë në dispozicion objektet e tyre duhet të sigurojnë tre vakte në ditë për secilin qytetar që do të përdorë shtrat, si dhe mirëmbajtjen e higjienës në hotel.

Të gjithë hotelet e interesuar duhet të aplikojnë më së voni deri më 23 mars, e hënë deri në ora 14:00, duke dërguar një letër me dedikim në adresën e mëposhtme të postës elektronike: gsgs.gov.mk, kumtoi pres-shërbimi qeveritare.