Kërkohet dorëheqja e ministrit Venko Filipçe

Advertisment

Partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE kërkoi dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe, për shkak të numrit të lartë të rasteve të reja me Kovid-19.

“Numri i të vdekurve ka arritur gati 800. Numri i të infektuarve në një ditë ka arritur deri në 20 përqind nga numri i të testuarve. Po shënohen rekorde të zeza. Filipçe a është i vetëdijshëm për këtë? 16 spitalet e paralajmëruara montues, me të cilat Filipçe u lavdërua para zgjedhjeve nuk janë askund”, reagon VMRO-DPMNE.

Reklame

Nga kjo parti alarmojnë se po shënohen rekorde të zeza lidhur me rastet e infektimeve me koronavirus.

“Filipçe a është i vetëdijshëm për këtë? A është i vetëdijshëm me gjithë atë që po ballafaqohen qytetarët? Të sëmurët nga Kovid-19 nuk kanë ku dhe kush ti shërojë. 16 spitalet e premtuara montuese, me të cilat po lavdërohej para fushatës së zgjedhjeve të fundit nuk janë askund.”, thekson VMRO-DPMNE.

Nga kjo parti më tej shtojnë se kuadri mjekësor, ka filluar të braktisë institucionet publike shëndetësore.

“Filipçe siç shihet aspak nuk është i shqetësuar me këtë situatë. Filipçe i la qytetarët në mëshirën e tyre. Filipçe patjetër duhet të jap dorëheqje për politikat e gabuara dhe pasojat katastrofale”, nënvizon partia më e madhe opozitare.

Ndryshe, ditëve të fundit janë regjistruar numër i lartë i rasteve të reja, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 20.937, prej të cilëve 16.194 janë shëruar, ndërsa 792 kanë ndërruar jetë.