Këshillat e babait të moshuar për djalin rreth përdorimit të teknologjis

69

Kisha kaluar një orë në bankë me babain tim, sepse atij i duhej të transferonte disa para.
Nuk munda të rezistoja dhe e pyeta :
“Babi, pse nuk e aktivizojmë shërbimin bankar në internet?”

“Pse duhet ta bëj këtë?”- më pyeti ai.
“Epo, atëherë nuk do të të duhet të kalosh një orë këtu për gjëra të tilla si transferimi i parave që mund t’i bësh edhe nga interneti, madje edhe pazarin tënd mund ta bësh në internet. Çdo gjë do të jetë kaq e lehtë!”

Isha shumë i emocionuar teksa nxitja atë të futej në botën e bankave online.
Ai pyeti :
“Nëse e bëj këtë, nuk do të më duhet të dal nga shtëpia?”
“Jo, nuk do të të duhet.” i thashë. I tregova atij se si edhe ushqimet mund të dorëzohen në derën tënde tani dhe si Amazon t’i dërgon të gjitha në shtepi. Përgjigja e tij më la me gjuhë të lidhur.

 

Ai tha: “Prej kur kam hyrë në këtë bankë sot, kam takuar katër nga shokët e mi dhe kam biseduar njëfarë kohe me stafin që më njeh shumë mirë tanimë. Ti e di që jam vetëm… kjo është shoqëria që më duhet.

Më pëlqen të përgatitem dhe të vij në bankë, kam mjaft kohë……. . Dy vjet më parë kur u sëmura, pronari i dyqanit në të cilin unë blej fruta, erdhi të më shohë dhe u ul pranë krevatit tim e qau. Kur nëna jote u rrëzua disa ditë më parë, ndërsa bënte ecjen e saj të mëngjesit, shitësi në dyqanin e zonës sonë e pa atë dhe menjëherë mori makinën e tij e u nis për ta kthyer atë në shtëpi meqenëse ai e di se ku jetoj.

A do ta kisha këtë impakt njerëzor nëse gjithçka do ta bëja në internet? Pse do të më pëlqente që gjithçka të më dërgohej në shtëpi dhe të detyrohesha të ndërveproja vetëm me kompjuterin tim? Më pëlqen të njoh personin me të cilin po bëj ujdi dhe jo vetëm shitësin. Kjo gjë krijon marrëdhënie. A i bën blerja nga interneti të gjitha këto?”
Teknologjia nuk është jeta.
Kaloni kohë me njerëzit, jo me pajisjet!