Këshilli i komunës së Tetovës me dy këshilltar të rinj

Advertisment

Në Këshillin e komunës së Tetovës filloi procedura për emërim të dy këshilltarëve të rinj prejse Mimoza Musa nga Aleanca për Shqiptarët dha dorëheqje, ndërsa Aleksandar Veljanovski nga VMRO-DPMNE ishte zgjedhur për deputet në Kuvend.

Vendimet për ndërprerje të mandatit ishin miratuar në seancën e djeshme të 32-të të Këshillit të Komunës së Tetovës, ndërsa emërimi i këshilltarëve të rinj do të bëhet në fund të muajit gusht në seancën e ardhshme.

Reklame

“U konstatua ndërperja e funksionit të anëtares së Këshillit të komunës së Tetovës Mimoza Musa, këshilltare nga lista e këshilltarëve të partisë Aleanca për Shqiptarët për shkak të dorëheqjes, ndërsa për Aleksandar Veljanovski sepse ishte zgjedhur për deputet nga radhët e partisë së VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet parlamentare.

Tani ka filluar procedura me të cilën njoftohet komisioni zgjedhor komunal për vendimin për ndprprerje të mandatit, ndërsa Këshilli duhet të sjellë vendim të ri për emërime. Për këshilltarët e rinj në Këshill në vendin e anëtarit të cilit i ndërpritet mandati do të vjen zgjedhja e ardhshme nga lista e kandidatëve të partisë, sipas raportit të Komisionit zgjedhor komunal Tetovë”, theksoi Bekim Memeti, kryetar i Këshillit të komunës së Tetovës.

Këshilltarja Mimoza Musa dorëheqjen e ofroi për arsye familjare
përkatësisht shpërngulje dhe jetesë në Zvicër. (MIA)