Keshilltari i ASH-së në komunën e Tetovës ka disa fjalë për Zaevin

Advertisment

Këshilltari i ASH-së në Komunën e Tetovës, Arif Selami ka reaguar pas fjalëve që sot Zoran Zaev i tha në lidhje me bashkëpunimin me BDI-në.

Ju, z. Zaev, vendosët që kryetari i Komunës së Strugës të ishte një person si Ramiz Merko, në vend të shumicës së shqiptarëve të Strugës, ju e bëtë të njëjtën gjë në interes të BDI-së dhe sërish në kundërshtim me interesin e shumicës së shqiptarëve në Dibër, Tetovë, Tearcë dhe Çair dhe tani prisni që shqiptarët të votojnë për ju?! A është kjo mënyra se si duhet të duket një burrështetas i vërtetë dhe a janë këto parime burrështetasi që ju duhet ti ndërtoni ndaj bashkëqytetarëve tuaj, pavarësisht kombësisë së tyre !?

Reklame

Ne nuk jemi fëmijë për të luajtur Shtet, ne dijmë dhe mundemi të japim një kontribut të vërtetë për Shtetin tonë të përbashkët, thjesht duhet të ulemi dhe të kuptohemi një herë e përgjithmonë si evropianë të vërtetë, të rritur dhe të arsyeshëm për të mirën e të gjithëve!

Është turp të jesh në Evropë dhe të jetosh shekullin XXI me këtë standard jetese, si ky i joni. Por, do të jetë kështu, për sa kohë që ne do vazhdojmë të jemi joparimorë! Shpresoj, që më në fund, Zoti do të na bekojë me arsye në këtë rajon të Ballkanit! 🙏