Këshilltari i liderit suprem të iranit ndron jetë nga koronavirusi

Një këshilltar i liderit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, është bërë zyrtari i parë i lartë i këtij shteti që ka ndëruar jetë nga koronavirusi. Ai vdiq në një spital të Teheranit të hënën.

Mohammad Mirmohammadi, anëtar i një këshilli që kontrollohet nga lideri suprem, vd iq në moshën 71 vjeçare pasi fillimisht kishte simptoma të virusit të ri.

Reklame

Ky lajm erdhi pasi pushteti iranian u ak uzua për rrezikimin e jetës së qytetarëve, kur u publikuan video të njerëzve duke i lëpirë pjesët e metalta të një faltoreje.

Disa persona që e bënin këtë veprim thanë se nuk mërziten se çfarë do të ndodhë, edhe nëse infektohen me koronavirus, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.

 

Më parë, me koronavirus janë infektuar edhe disa zyrtarë të tjerë iranianë, por në mesin e personave të vd ekur nuk ka pasur figura të njohura.

Deri më tash, 54 persona kanë vd ekur dhe qindra të tjerë janë infektuar me koronavirus në Iran. Shumë shtete i kanë ndërprerë fluturimet drejt këtij shteti, ndërsa Turqia e ka mbyllur kufirin lindor me republikën islamike.