Këshilltari i policisë së Tetovës mashtron banorin nga Gostivari

Advertisment

Policia ka ngritur kallzim pènal kundër 56 vjeçarit S S nga qyteti i Tetovës, këshilltar për çështje juridike dhe menaxhim me burimet njerëzore në Njësinë për punë të përbashkëta pranë SPB Tetovë, për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprës pe nale “keqpërdorim i detyrës zyrtare” dhe “mashtrim”.

Gjatë vitit 2017 të, i denoncuari i ka premtuar 54 vjeçarit N Z nga Gostivari se mund t’ia punësojë vajzën, por për shërbimin i ka kërkuar para.

Reklame

“N Z i jep 5 000 euro, por deri në denoncim të rastit punësimi nuk është realizuar. Policia ka zhvilluar bisedë me të denoncuarin, prej ku ai ka treguar se i ka marrë paratë si hua nga i dëmtuari, të cilat i janë dashur për rinovim të shtëpisë dhe borxhin prej 5 000 eurove ja ka kthye gjatë muajt gusht të vitit 2018të, me deklaratë të shkruar dhe të notarizuar, përmes personit A A”, thuhet në njoftimin e MBPsë.

Pas marrjes së masave gjendet edhe personi A A i cili ka deklaruar se paratë ja ka dhënë djalit të personit denoncues.

Sipas rrëfimit nga ana e tij, gjatë nëntorit të 2019 janë takuar me të dëmtuarin para SPB Tetovë, ku ka ardhur edhe i denoncuari dhe ka ofruar para shtesë në vlerë prej 8 000 euro që mos i prishet imazhi i tij, por ata nuk i kanë pranuar paratë dhe rastin e kanë denoncuar në polici.