Këshilltari LSDM-së ofendon rëndë shqiptarët, protesta në Butel (VIDEO)

Ideja për kryeministër shqiptar, ka acaruar raportet mes Bashkimit Demokratik për Integrim dhe LSDM-së. Akuza të rënda mes funksionarëve të lartë të dy partive, por së fundi këshilltari i LSDM-së, Mane Manojlloski ka ofenduar rëndë BDI dhe të gjithë shqiptarët.

Manoljovski këshilltar i LSDM-së , ka përdorë një fjalor fashist ndaj shqiptarëve në një postim të tij në rrjetin social Facebook me plot fjalë të ndyta duke sharë me nënë shqiptarët dhe duke i quajtur kaçakë për të kërkuar të dijë ose të tregojnë këta të fundit se nga janë, nga Kosova apo Shqipëria.

Reklame

Ndaj këtyre ofendimeve rreth orës 16:00 kanë protestuar qytetarët shqiptarë në Butel. Ata kanë bërë të ditur se protestat do të vazhdojnë deri në largimin e tij.