Këta janë deputetët e BDIsë që do të ulen në Parlamentin e Maqedonisë

Advertisment

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) dje (16 korrik) doli me rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet e 15 korrikut në Maqedoninë e Veriut, duke treguar se të drejtën e votës e kanë përdorur 931,369 qytetarë nga 1,814,045 votues.

Me përqindje, kjo i bie se kanë votuar 51.34% e qytetarëve.

Reklame

Partia fituese e zgjedhjeve tek shqiptarët është Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI).  Në vazhdim ju sjellim listën e deputetëve të zgjedhur të BDI-së në 4 zona zgjedhore.

Zona 1:
1. Izet Mexhiti
2. Arben Ziberi

Zona 2:
1. Arbër Ademi
2. Berat Ajdari
3. Merita Koxhaxhiku

Zona 5:
1. Talat Xhaferi
2. Ismail Jahoski
3. Arbana Pasholli

Zona 6:
1. Ali Ahmeti
2. Florin Besimi
3. Arta Bilalli-Zendeli
4. Naser Nuredini
5. Bajram Rexhepi
6. Vjollca Latifi Ademi
7. Bajram Kadrija

Në këto zgjedhje numri i deputetëve shqiptar është më i madh. Historik për të gjithë zgjedhjet në Maqedoni. Si asnjëherë më parë, partitë shqiptare kanë 33 deputetë. BDI 15, ASH/AAA 12, Besa 4, LSDM 1, PDSH 1 . Kujtojmë se numri më i madh ndonjëherë i deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë ka arritur deri në 30 deputetë.