Këta janë ministrat e Qeverisë Kurti, Blerim Reka ministër i Integrimeve

Advertisment

Janë mësuar shumica e emrave të ministrave të qeverisë Kurti, e cila pritet të votohet të hënën në Kuvendin e Kosovës.

Sot kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti dhe ai i LDK-së Isa Mustafa zyrtarizuan marrëveshjen për bashkëqeverisje, duke treguar se nga 12 ministri sa ishin marrë vesh fillimisht, qeveria e re do të ketë 15 ministri.

Reklame

Nga 15 ministri, dy partitë do të kenë nga gjashtë, ndërsa tri do t’u takojnë minoriteteve. Albin Kurti do të jetë kryeministër, ndërsa zëvendëskryeministra do të jenë Avdullah Hoti i LDK-së dhe Haki Abazi i VV-së. LDK-ja do të udhëheqë Kuvendin me Vjosa Osmanin si kryeparlamentare.

Vetëvendosje do ta udhëheqë Ministrinë e Punëve të Jashtme, atë të Drejtësisë, të Financave, të Ekonomisë, të Shëndetësisë dhe atë të Integrimeve Evropiane. LDK-ja do të udhëheqë me Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Infrastrukturës, atë të Bujqësisë, të Arsimit, MKRS-në dhe atë të Mbrojtjes.

Këta janë 12 emrat që pritet të votohen të hënën për ministra:

VV:

Glauk Konjufca – Ministria e Punëve të Jashtme ,Albulena Haxhiu – Ministria e Drejtësisë ,Besnik Bislimi – Ministria e Financave ,Rozeta Hajdari – Ministria e Ekonomisë ,Arben Vitia – Ministria e Shëndetësisë ,Blerim Reka – Ministria e Integrimeve Europiane

LDK:

Agim Veliu – Ministria e Punëve të Brendshme ,Lumir Abdixhiku – Ministria e Infrastrukturës ,Besian Mustafa – Ministria e Bujqësisë ,Hykmete Bajrami – Ministria e Arsimit ,Vlora Dumoshi – Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit – ,Anton Quni – Ministria e Mbrojtjes ,Emilja Rexhepi – Ministre nga komunitetet

Ende nuk dihet kush do të jenë dy ministrat nga radhët e minoriteteve.