Këta janë ‘patriotët’ e VMRO-DPMNE të deklaruar bullgarë, i zbulon ministri bullgar

Zëvendëskryeministri dhe ministri bullgar i mbrojtjes, Krasimir Karakaçanov ka zbardhur emrat e zyrtarëve të lartë të VMRO-DPMNE që kanë pasaportë bullgare dhe që janë deklaruar me rrënjë bullgare, përcjell INA.

Nënkryetari dhe deputeti i VMRO-DPMNE, Aleksandar Nikollovski, deputeti dhe ish-ministri jashtëm Antonio Milloshoski, Filip Petrovski, Aleksandar Pandov, Nikolla Micovski janë vetëm nga disa emrat e zyrtarëve të lartë të opozitës maqedonase, që kanë pasaporta bullgare dhe që janë deklaruar me dëshmi për origjinë bullgare. Emrat e tillë por edhe shumë të tjerë i ka shpalosur Karakaçanov.

Ai tha se janë mbi 120 mijë qytetarë nga Maqedonia që bashkë me këta funksionarë mund të votojnë në zgjedhjet e reja në Bullgari.

Sipas tij, nënkryetari i VMRO, Nikollovski është i evidentuar në rajonin Sredec Sofje, Milloshoski në Varazhdane, Lupço Dimovski në Qystendil, etj. (INA)