Këtë fundjavë do të bisedohet për hapjen e tërësishme të kufijve, pa teste dhe karantinë

Advertisment

Gjatë fundjavës do të bisedohet për hapjen e tërësishme të kufijve, respektivisht për kalimin e lirë të qytetarëve pa teste dhe izolim, ndërsa vendimi përfundimtar për këtë mund të merret në fillim të javës së ardhshme, paralajmëroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

“Hapja e kufijve është diçka që kërkon koordinim rajonal të të gjitha vendeve në rajon. Vlerësimi është se të gjithë kemi rrezik të ngjashëm apo të njëjtë epidemiologjik, karakteristika të njëjta gjatë valës së parë dhe karakteristika të njëjta lidhur me intensitetin, vetëm se në jemi të parët që reaguam. Por, shumë është me rëndësi të kemi koordinim që të ndiqen të gjitha kontaktet nëse nevojitet. Ne do të bisedojmë për hapjen e kufijve gjatë fundjavës dhe vendim do të marrim në fillim të javës së ardhshme”, deklaroi Filipçe për TV 21.

Reklame

Me hapjen e kufije në tërë rajonin, tha ministri, karantinat e humbin kuptimin për shkak se më do të ketë kalim të lirë të qytetarëve, të automjeteve, e tjerë.

“Unë, praktikisht në çdo dy-tre ditë kam kontakte bilaterale dhe biseda telefonike me të gjithë ministrat e shëndetësisë nga vendet fqinje, Si Greqia, Bullgaria, Shqipëria, Kosova, Serbia me qëllim që t’i ndajmë përvojat, dinamikën e zhvillimit të rasteve të sapozbuluara. Ne kemi marrë vendim që të gjithë të huajt nga vendet fqinje nëse hasen në vendin tonë dhe tregojnë simptome ose janë të dyshimtë ose paraqiten në spital, do të kenë shërim falas”, tha Filipçe.

Ai pret se edhe të gjithë fqinjët të tregojnë solidaritet rreth testimit të shtetasve tanë, të cilët hasen në vendet e tyre, për shkak se, siç tha, një pandemi e tillë e fuqishme me rrezik të tillë në të gjitha vendet është identike.

Lidhur me atë se si do trajtohen anëtarët e misionit të OSBE-ODIHR-së, të cilët, duhet të arrijnë në vend që t’i vëzhgojnë zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Filipçe theksoi se për të gjithë qytetarët tanë ose të huaj të cilët do të vijnë nga jashtë do të vlejnë protokollt e njëjta dhe nuk do të ketë kurrfarë përjashtime.