Këtë verë “PO” për pushime në Turqi, përgatiten masa speciale për sezonin turistik

Advertisment

Pyetja se a do të ketë pushime sivjet në Turqi nuk ka munguar edhe këto ditë. Agjencitë turistike kanë ndal rezervimet, por në disa faqe nëpër rrjetet sociale vërehen oferta, përcjell INA.

Autoritetet turke po përgatisin masa speciale për sezonin turistik veror. Ministri turk i turizmit dhe kulturës, Mehmet Ersoj tha për CNN-turk se do të aplikohen masa të posaçme higjienike dhe standarte për të rikthyer turistët.

Reklame

“Nga fundi i majit hap pas hapi do të ketë heqje të kufizimeve të udhëtimeve në vend. Gradualisht do të kthejmë fluturimet ndërkombëtare”, theksoi Ersoj.

Sipas tij, Qeveria turke po zhvillon një program për ti lëshuar çertifikata hoteleve dhe restoranteve, të cilat duhet të plotësojnë dhe praktikojnë kriteret e forta. Bëhet fjalë për 132 kritere, përfshirë edhe kushtet higjienike dhe distancën sociale.

Të punësuarit nëpër hotele po ashtu do të jenë të trajnuar për të parandaluar përhapjen e virusit. Hiqet vetëshërbimi me ushqim dhe pije.

Qeveria po ashtu ka publikuar një listë të spitaleve, që do të jenë në disponim nëpër vendet e njohura turistike. Turizmi është një nga sektorët kyç të ekonomisë turke, dhe se para situatës me koronavirusin, autoritetet turke prisnin që gjatë verës të ketë mbi 58 milionë turistë gjatë këtij viti. (INA)