Këto drejtori nga eshaloni i tretë mund ti takojnë Besës

Advertisment

Dy postet zëvendës-ministrore për të cilat tashmë dihet se do t’i takojnë “Besës”, është Ministria e Arsimit ku zëvendësministër pritet të jetë Arafat Shabani, ndërsa për zëvendësministër të Kulturës kandidat është Sedat Sulejmani.

Ndërkohë po vazhdojnë bisedimet mes partive qeverisëse edhe për eshalonin e tretë.

Reklame

TV21 shkruan se nënkryetari nga Lëvizja Besa, Abdush Demiri pritet të drejtojë me një nga ato që konsiderohen si drejtoritë më të rëndësishme, siç është Fondi Pensional, Postat e Maqedonisë ose Agjencia për Veterinari dhe Ushqim.

“Besa” në bisedime është edhe për Agjencinë për Rini dhe Sport, por ky dikaster ende mbetet pikëpyetje se kush do ta marrë.

Të njëjtat burime tregojnë se Besës pritet t’i takojë edhe posti i drejtorit të Inspektoratit i Tregut, Inspektoratit Teknik ose Entit Hidrometeorologjik. Po ashtu pritet që “Besës” t’i takojë një post drejtori në teatër, ose të Teatrit të Shkupit, ose atë të Tetovës