Këto dy nxënëse të klasës 10 zbuluan një asteroid që po lëviz drejt tokës

Advertisment

Dy nxënëse indiane kanë zbuluar një asteroid i cili ngadalë po zhvendos orbitën e tij dhe po shkon drejt Tokës, shkruan CNN, transmeton Insajderi.

Radhika Lakhani dhe Vaidehi Vekariya, të dyja nxënëse në klasën e 10-të, po punonin në një projekt shkollor kur zbuluan asteroidin, të cilin e quajtën HLV2514.
Vajzat, nga qyteti Surat në shtetin perëndimor Indian të Gujarat, ishin duke marrë pjesë në një projekt të Space India dhe NASA, i cili lejon studentët të analizojnë imazhet e marra nga një teleskop i pozicionuar në Universitetin e Haëaii-t.

Reklame

Aakash Dwivedi, arsimtar dhe astronom në Space India, i tha CNN se studentët në të gjithë Indinë u mësuan se si të zbulojnë trupat qiellorë duke përdorur softuer që analizojnë imazhet e mbledhura nga teleskopi PAN Star i NASA-s. Më pas studentët kërkuan objekte lëvizëse në foto.

Projekti, shpjegoi Dwivedi, kishte për qëllim të përfshijë dhe edukojë studentët në shkencë dhe astronomi.

“Ne e filluam projektin në qershor dhe ne i dërguam analizat tona disa javë më parë në NASA. Më 23 korrik, ata na dërguan një email që konfirmonte se ne kishim identifikuar një objekt afër Tokës”, tha Vekariya, e cila është 15 vjeçare.

Dëivedi sqaroi se asteroidi aktualisht është afër orbitës së Marsit – por në 1 milion vjet, ai do të ndryshojë orbitën e tij dhe do të lëvizë më afër Tokës, megjithëse do të jetë akoma në një distancë prej 10 herë më e madhe se distanca që ekziston midis Tokën dhe Hënës. /Insajderi.com