Këto jan profesionet që pritet të kërkohen e paguhen më shumë në 2019-n

24

Viti 2019 sapo ka hyrë dhe secili ka ambiciet e veta. Një punë më e mirë, një kërkesë për rritje page, apo një ngritje në detyrë janë në planet dhe pritshmëritë e shumëkujt. Por, sa i përgjigjet ambienti i punës kërkesave tona. Cilat janë profesionet që pritet të kërkohen më shumë? Sa paguhen drejtuesit në Shqipëri?

Si është tendenca e pagave sipas profesioneve të ndryshme? Është më mirë dhe më lehtë të gjesh një punë të mirë në kryeqytet apo në rrethe? Sipas EPPC Albania & Kosovo, kompania e rekrutimeve dhe trajnimeve, ka përgatitur pas kërkesës së Monitor një guidë me pozicionet më të kërkuara nga drejtues në specialist dhe punonjës të pakualifikuara dhe pagat përkatëse.

 

Gjatë vitit 2019, sipas vlerësimit të EPPC Albania & Kosovo, pritet që të rritet kërkesa dhe qarkullimi për drejtues të lart dhe të mesëm (CEO, CEO-1 dhe CEO-2), si edhe për punonjës të kualifikuar ose jo në fushat e mëposhtme:

Shitje në terren sipas sektorëve; Shërbim ndaj klientit (Ballë për ballë ose nëpërmjet telefonit); Punëtorë shërbimi në hotele; Teknologjia e informacionit për Programues, Rrjetesh, Ruajtjes së të dhënave, etj

Specialist elektrik, mekanik, hidraulik, marangoz, murator, mirëmbajtës;
Specialiste finance; Inxhinier; Punëtorë ndërtimi; Punëtorë fasoneri; Specialist shëndeti dhe sigurie në punë; Asistente zyre/administrative.