Këto janë emrat me të cilat do të garojë Alternativa në zgjedhjet parlamentare

Alternativa në kuadër të koalicionit me Aleancën për Shqiptarët po zhvillon debate të brendshme nëpër forumet partiake lidhur me caktimin e emrave që do të jenë pjesë e listave për deputetë.

Nga kjo parti nuk japin detaje, por jozyrtarisht po kalkulohen disa propozime.

Reklame

Në njësinë e parë zgjedhore nga kjo parti po kalkulohet me emrin e stomatologut Bekim Sali, por është në lojë edhe deputeti i deritanishëm, Rexhep Memedi.

Në njësinë e dytë zgjedhore bartës liste do të jetë kryetari i Alternativës, Afrim Gashi. Emri i tij u zyrtarizua me nënshkrimin e koalicionit me ASHnë.

Në njësinë e gjashtë zgjedhore, Alternativa do të garojë me ministrin aktual të kulturës, Hysni Ismaili, Nexhmedin Kahrimani, Asaf Ademi dhe propozime të tjera.

Në njësinë e pestë zgjedhore, Alternativa po shqyrton që të nxjerrë doktorin Arben Labënishti, i cili mund të jetë në treshen e parë të listës për deputetë të koalicionit me ASHnë.

Alternativa në kuadër të degëve do të marrë propozimet dhe më pas do të kalojnë organet më të larta partiake. (INA)