Këto janë formacionet e mundshme Maqedoni vs Kosovë

Advertisment

Pak orë para përballjes historike midis Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, dy përfaqësueset tashmë kanë sinjalizuar se me cilët lojtarë sonte do të zbresin në stadiumin “Tose Proeski”.

‘Dardanët’ në këtë ndeshje do të hynë me shumë mungesa, shkaku i lëndimeve dhe situatës me COVID-19. Kosova nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Vedat Muriqin, Milot Rashicën, Amir Rrahmanin, Samir Ujkanin, Hekuran Kryeziun dhe Idriz Vocën.

Reklame

Por, pavarësisht këtyre mungesave, Challandes ka në dispozicion lojtarë të mirë, ku duhet të përzgjedh një formacion fitues.
Formacioni i mundshëm: Muric, Vojvoda, Aliti, Dreshevic, Kololli, Berisha, Shala, Zhegrova, Celina, Zeneli, Nuhiu.

Por nga ana tjetër, edhe mediat maqedonase kanë zbardhur detaje të formacionit që ka përgatitur trajneri Angelovski.
Siç raporton “Sportmedia”, formacioni i Maqedonisë së Veriut do të jetë 4-2-3-1, teksa nga minuta e parë pritet të aktivizohen katër futbollistë shqiptarë: Musliu, Ademi, Alioski dhe Bardhi.

Në portë do të jetë Dimitrievski. Në mbrojtje, Ristovski, Velkovski, Musliu dhe Ristevski. Në mesfushë dyshja Ademit dhe Spirovskit. Në pjesën ofensive do të jenë Alioski, Triçkovski dhe Bardhi, ndërsa në sulm Pandev. Ky i fundit ka paralajmëruar se nuk do të mund të luaj ndeshjen deri në minutën e fundit.

Përballja midis dy përfaqësueseve do të luhet në ora 20.45.