Këto janë pikat kufitare dhe aeroportet nga ku mund të hyni në Maqedoni

Qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për dalje nga shteti mund t’i shfrytëzojnë të gjitha vendkalimet kufitare drejt Bullgarisë dhe Greqisë pa kufizime, si dhe aeroportet në Shkup dhe Ohër, informojnë nga MPB.

“Hyrja dhe dalja drejt Serbisë është e mundur vetëm në vendkalimin e përbashkët kufitar Tabanoc – Preshevë. Kosova ka ndalesë për hyrje të të gjithë të huajve, duke i përfshirë edhe shtetasit tanë. Qytetarët tanë në Shqipëri mund të hyjnë vetëm në vendkalimin kufitar Qafë Thanë, ndërsa në Shën Naum dhe Stenje vetëm nëse udhëtojnë në vendet kufitare, afër këtyre vendkalimeve”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

Nëse vijnë nga vendet me rrezik të lartë siç potencojnë nga MPB-ja, qytetarët tanë mund të hyjnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut vetëm në vendkalimet kufitare Tabanoc, Deve Bair, Bogorodicë, Qafë Thanë dhe aeroportet në Shkup dhe Ohër. Shtetasit e huaj të cilët vijnë nga vendet me rrezik të lartë nuk mund të hyjnë nga asnjë vendkalim kufitar, respektivisht hyrja e tyre është e ndaluar.