Këto janë shtetet që sjellin më së shumti turistë në Maqedoni

Në krahasim me vitin e kaluar, në Maqedoninë e Veriut është rritur numri i turistëve gjatë muajit qershor, ndërsa këtë muaj më së shumti ka pasur turistë nga Serbia, raporton Portalb.mk.

Në Maqedoninë e Veriut vetëm në muajin qershor kanë ardhur 8 420 turistë serb, nga gjithsej 56 540 turistë të huaj. Greqia fqinje ka sjellë 2 411 turistë, Bullgaria 2 211, Shqipëria 1 709, ndërkohë Kosova 1 593 turistë.

Më së paku turistë të regjistruar ka pasur nga Bjellorusia, pasi gjatë muajit qershor kanë ardhur vetëm 13 turistë, ndërsa nga Luksemburgu 15.

Dallojmë disa shtete evropiane që kanë sjellë mijëra turistë: Turqia (7 644), Gjermania (3 470), Polonia (3 015), Rumania (2 181), Holanda (2 083), Sllovenia (1 928), Kroacia (1 830), etj. Ndërkohë, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ardhur 2 211 turistë.

Varësisht nga cilësia e hotelit, prej gjithsej 83 532 turistëve të huaj dhe vendor, në hotele me pesë yje janë vendosur 20 495 turistë, në ato me katër yje 36 074 turistë, kurse në hotele me tre yje janë vendosur 15 204 turistë. Turistët janë vendosur edhe në motele, apartamente turistike, bujtina, shtëpi malesh, kampe dhe forma tjera të akomodimit.