Këto janë trevat e paprekura shqiptare nga koronavirusi

Advertisment

Derisa po jepen shifra alarmante në gjithë Ballkanin e Evropën, por edhe në Serbi, Lugina e Preshevës është rajoni që nuk ka asnjë rast me ko ro navi rusin, shkruan Presheva Jonë.

Në tre komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë nuk ka asnjë rast të regjistruar, derisa në Serbi deri tani shifrat kanë shkuar deri në 70 veta të prekur.

Reklame

Sipas këtij portali, kjo gjendje është jo për shkak të masave të shtetit, por për shkak të kujdesit të banorëve, gjindshmërisë, por edhe siç thonë ata “Dhuratë e Zotit”.

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq ka paralajmëruar se nëse nuk rrespektohet vet izolimi i qytetarëve do të vendoset ora policore dhe do të bllokohet plotësisht lëvizja e lirë.

Përfaqësuesit politik të Luginës apelojnë deri tek mërgimtarët që të mos vijnë për pushime gjatë muajit prill, për shkak të rrezikut së përhapjes dhe mbylljes së kufijve në shumë shtete. (INA)